Rreth nesh

ALTMeg Transport Internacional eshte nje nga kompanite kryesore te logjistikes dhe transportimit te automjeteve, me qender ne Durres, Shqiperi. Permes kamionash me cilesi te larte, ajo i sherben tregut te gjere Europian.

Nisur si nje zgjerim organik i ALTMeg Auto Dealer, per ti sherbyer nevojave te transportimit te makinave per shitje, ALTMeg Transport Internacional u zhvillua shume shpejte, duke u bere departamenti kryesor i ALTMeg Group. Me fokus ekskluziv ne plotesimin e nevojave te klienteve, kompania u rrit ne 6 kamiona ne perfundim te vitit te dyte te punes.

Sot, pas 5 vitesh te suksesshem operimi, ALTMeg Transport Internacional i sherben kompanive globale te automobilave sikurse Hyundai, KIA, VW, etj. Permes dergesave ne te gjithe Ballkanin, Itali, Zvicer dhe shtetet e tjera te Europes.

Dergesa nga pika A ne piken B, me besueshmeri te larte, ne kohe dhe me siguri te plote, ka qene dhe vazhdon te mbetet misioni jone permes te cilit prodhuesit e automjeteve, shitesit me shumice, pakice dhe klientet individual perfitojne.